Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Politico: SHBA pritet të tërhiqet nga Këshilli i OKB për të drejtat e njeriut dhe të ndalojë financimin e UNRWA

schedule19:42 - 3 Shkurt, 2025

schedule 19:42 - 3 Shkurt, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të nxjerrë një urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA nga këshilli i të drejtave të njeriut të OKB-së dhe ndalimin e financimit të ardhshëm për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), raporton Politico.

Financimi i SHBA-së për UNRWA-n u pezullua në vitin 2024 nën administrimin e Joe Biden, pasi Izraeli akuzoi një pjesë të punonjësve të agjencisë për pjesëmarrje në sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023.

Një seri hetimesh, duke përfshirë një të udhëhequr nga ish-ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna, gjetën disa “çështje të lidhura me neutralitetin” në UNRWA – por theksuan se Izraeli nuk kishte ofruar prova për akuzat e tij kryesore.



Administrata e parë e Trump preu fondet për agjencinë në vitin 2018 përpara se administrata Biden ta rifillonte atë në 2021./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!