Policia italiane ka zbuluar 15 milion euro, të fshehura në një mur të një shtëpie në Milano. Sipas policisë, paratë janë përfituar nga aktivitete kriminale të një grupi trafikantësh droge në Lombardi.
Në pranga kanë rënë tre persona, që dyshohet se vepronin në Milano dhe në pjesën më të madhe të zonës veri-qendrore.
Kartëmonedhat me prerje mes 20 dhe 500 euro, u gjetën në 28 kuti të fshehura në mur, dhe përveç tyre policia sekuestroi edhe një sasi prej 167 mijë eurosh të tjera në kasafortë në një servis makinash. /abcnews.al



