Policia Vendore Tiranë por edhe Policia Rugore kanë shtuar kontrollet pikave të shitjes së lëndëve pirotektike dhe fishekzjarreve, por ka shtuar edhe kontrollet në rrugë. Deri tani nuk raportohen konstatime të shkeljes së ligjit sa i përket tregjeve por kontrollet do të vijojnë, njofton policia e shtetit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka paralajmëruar rritjen e parametrave të sigurisë në kontrollet e kryera gjatë periudhës festive të fundvitit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Drejtoria vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e parandalimit të Zjarreve, kanë lajmëruar nisjen e kontrolleve në subjekte të ndryshme sa i përket masave të marra nga ana e tyre në zbatim të kërkesave të rregullores për mënyrën kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve.
Kontrollet janë bërë në tregun Çam ku policia ka vijuar me kontrollin e dokumentacionit dhe licencave të nevojshme për subjektet që shesin, importojnë dhe magazinojnë lëndë piroteknike dhe fishekzjarre.
Derimë tani nuk janë konstatuar shkelje nga tregtarët por shërbimet e policisë njoftojnë për vazhdimet e kontrolleve.
Në aksion në këtë prag festash ka qënë edhe policia rrugore e cila ka paralajmëruar qytetarët të bëjnë kujdes me drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit apo tejkalimin e shpejtësisë.
Respektoni rregullat e shpejtësisë, siguroni jetën në rradhë të parë dhe sigurisht lejen e drejtimit ta keni në xhep – shkruan Policia e Shtetit./abcnews.al