Policia rrugore do te ketë edhe një detyrë spicifike këtë sezon veror, ku përveç nomalizimin dhe orientimin e trafikut të automjeteve do të merret edhe me identifikimin e klandestinëve. Ky urdhër ka dalë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ku i kërkohet efektivëve rrugorë të evindentojë trafikantët dhe automjetet e tyre që përdoren për qëllime fitimi.
Pëveç Policisë Kufitare dhe Drejtorisë së Antiterrorit në luftën për parandalimin e klandestinëve është angazhuar edhe Policia Rrugore.
Në një intervistë për ABC News, drejtori i policisë rrugore, Mitat Tola thekson se, fokusi kryesor do të jetë kontrolli i automjeteve që trafikojnë klandesitnë kryesisht pranë kufirit grek.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka nxjerrë një qarkore të brendshme, ku i kërkohet efektivëve të policisë rrugore të shtojnë kotrollet e automjevete që përdoren nga trafikatët për trasportin e klandestinëve që përdorin territorin tonë si vend tranzit për shkuar në BE.
Ministria e Brendshme njoftoi se në pesë muaj e fundit kanë kërkuar azil mbi 1600 emigrantë, shumica e tyre nga Siria. Ky numër është dyfish më i lartë se i gjithë viti 2017. /abcnews.al