Policia e shtetit publikon në Internet fotot dhe të dhënat e 8 personave, që i quan më të rrezikshmit e Vlorës. Ata janë dënuar me burg të përjetshëm apo me 25 vjet burg për krime të ndodhura kryesisht në fillim të viteve ’90 dhe janë ende të lirë.
Policia e Shtetit ka publikuar në faqen e saj zyrtare në internet fotot dhe emrat e 8 personave në kerkim, të cilësuar vrasësit më të rrezikshëm të qytetit bregdetar që janë ende të lirë. Përmes publikimit në internet të fotove të këtyre personave, unirformat blu kërkojnë ndihmë nga kushdo që i njeh apo ka informacion për ta.
Në listë rënditen 3 persona të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 5 të tjerë të dënuar me nga 25 vite burg. Ngjarjet e rënda kriminale kanë ndodhur në fillim të viteve në ’90 dhe për një nga të shpallurit në kërkim policia nuk disponon as fotografi. Bëhët fjalë për Pali Gjergji, i cili akuzohet për shumë krime të ndodhura në vitin 1997 në qytetin e Vlorës dhe vijon të jetë ende në kërkim.
Lista e 8 personave të rrezikshem të Vlorës kryesohet nga Sokrat Ruda dhe Gëzim Memeti. Të dy akuzohen për vrasje dhe plagosje, ngjarje këto të ndodhura në vitet 1994 dhe 1996, ndërsa vendimi i gjykatës për ta është i formës së prerë. I treti në listën e publikuar është Apostol Bucaj. 47-vjeçari është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Foto Mërtirit, në janar të vitit 1994.
Për një vrasje të trefishtë, të kryer në bashkëpunim në vitin 1999 vijon të jetë në kërkim Dritan Rexhepi. 38-vjeçari ka vrarë dy efektive të policisë, Arben Keqi dhe Durim Kasmi, në Krujë. Në ngjarje, rastësisht u vra dhe pronari i një lokali, Raim Bakiasi. Dosja e Dritan Rexhepit, i njohur edhe me emrin Gramoz, vijon të ketë shumë mistere. Rexhepi një nga shqiptarët më të kërkuar në botë u prangos nga Interpoli në Amerikën e Jugut në verën e 2014 tre vjet pas arratisjes spektakolare nga një burg i Belgjikës. Ai u ndalua si pjesë e një grupi që u kap me 278 kilogramë kokainë në Ekuador. Në kërkim për Policinë e Shtetit rezulton edhe Gazment Nebiu. 42-vjeçari ka qenë Anëtarë i bandës se “Kakamit”, të cilët akuzohen për shumë vrasje të ndodhura në qytetin e Vlorës gjatë trazirave të vitit 97’./abcnews.al