Policia në zgjedhje/ Trajnim për efektivët për angazhimin gjatë procesit zgjedhor

schedule12:15 - 26 Mars, 2025

schedule 12:15 - 26 Mars, 2025

Policia e shtetit dhe OSBE kane nisur prej muajit shkurt trajnimin e uniformave blu qe do te angazhohen sipas ligjit per mbarevajtjen e procesit zgjedhor te 11 majit. Rreth 6 mije efektive do te jene angazhaur diten e zgjedhjeve jashte qendrave te votimit ne te gjithe vendin, ndersa ne gatishmeri do te jene edhe police te forcave te nderhyrjes se shpejte dhe agjente krimesh.

Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi, thotë se këto trajnime, synojne  dhenien e njohurive të duhura per efektivët.

“Ky trajnim përfshin të gjitha drejtoritë e policisë, e komisaritet në të gjithë vendit. Efektivët e patrullave do të ndahen në grupe e do të mësohen për çdo detaj mbi procesin e votimit, si ruajtja e kzazve para mbërritjes së materialeve zgjedhore, mbikqyrja dhe bahskëpunimi me komisionerët.”

Inspektori  i patrullës pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë,  Klaus Belegu, eshte duke perfunduar kete trajnim.

“Trajnimet funksionojnë me grupe, ne e kemi nisur më 11 mars dhe e përfunojmë më 28 mars, deri tani te komisariati numër janë trajnuar 221 efektivë. Gjatë këtij trajnimi, ne jemi njoftuar në lidhje me nisjen e procesit zgjedhor, me hapa fillimisht të paktën 15 orë para se të vijnë materialet zgjedhore, efektivi duhet të marrë nën mbukqyrje qendrën e votimit, më tej me ofrimin e sigurisë e deri sa procesi të vijojë i qetë dhe pa problem.”

Belegu rendit përgjegjësitë dhe detyrat që ka mësuar gjatë trajnimit dhe do duhet t’i vërë në zbatim gjatë procesi zgjedhor.

“Gjatë procesit të votimit ne duhet të jemi në gadishmëri duke qëndruar në pikat e dislokimit e caktuara në komisariat apo DVP. Në përfundim të procesit punonjësi i policisë afrohet pranë qendrës së votimit dhe sëbashku me kryetarin dhe sekretarin e qendrës së votimit bëhet transportimi i materialeve zgjedhore me automjetin e autorizuar nga KQZ drejt qendrave të vend numërimit të votave.”

Qendrat e votimit merren në ruajtje disa orë para nisjes së procesit zgjedhor. Angazhimi I policise ne to perfundon pas largimit te kutive te votimit dhe materialeve te tjera zgjedhore drejt vendeve te numerimit te votave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!