Policia në kërkim të atij që nxorri në pritë Harizajn mbrëmjen e së martës

schedule16:04 - 7 Nëntor, 2018

schedule 16:04 - 7 Nëntor, 2018

Policia po kërkon se kush e nxorri në pritë Edison Harizajn bashkë me shokun e tij Genci Caca, që u nisën me urgjencë nga Tirana në drejtim të Vlorës. Po analizohen qelizat telofonike dhe e shkuara kriminale të viktimës.

Ekzekutimi i tipit mafioz i Edison Harizajt me origjinë nga qyteti i Vlorës mbrëmjen e së martës ka ngritur shumë pikëpyetje për policinë e shtetit, pasi 39-vjeçari ishte skeduar si kontigjent kriminal në krimet kundër jetës e po kështu edhe trafikun e lëndëve narkotike.

39-vjeçari i cili u qëllua me 15 plumba në ndenjësen e pasagjerit në automjetin luksoz tip “Audi A8”, ka qenë i përfshirë edhe në trafikun e drogës në Belgjikë. Burime kofidenciale pohojnë se në policinë e shtetit kishte një mbërritur një dosje voluminoze nga shtetit belg, ku i implikuar ka qenë edhe viktima Edison Haziraj. Ky i fundit ishte nën hetim për disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në kryesisht në tre qyetete, si Vlorë, Tiranë dhe Durrës. Në momentin e ekzekutimit, Harizaj po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Vlorës, bashkë me mikun e tij që mbeti i plagosur Genci Caca, ndërsa hetuesit po analizojnë, se përse viktima kishte zgjedhur të udhëtonte në rrugën dytësore të autostradës, Tiranë-Durrës.

Gjithashtu, po analizohet edhe qelizat telefonike të Hazirajt si edhe personat që dyshohet se i kanë nxjerrë në pritë të fortin e Vlorës. Edisoni i shtatë pallateve, siç njihet ndryshe në qytetin bregdetar të Vlorës, nuk është një emër i panjohur për autoritetet ligjzbatuese. Në vitin 2000, Harizaj u akuzua në bashkëpunim me Skerdijald Pashajn se kishin vrarë me armë zjarri më 22 Korrik 1999, Erion Ahmetin si dhe plagosën dy perosna të tjerë.

10 vite më vonë doli nga burgu dhe njihej gjerësisht si mik i ngushtë i Emiljano Shullazit. Por problemet me drejtësinë nuk kishin mbaruar. Ai prangos bashkë me Shullazin në Shëngjin të Lezhës, pasi në automjetin e tyre u gjetën dy armë zjarri pistolet. Për atë ngjarje, viktima Harizaj mori përsipër autorësinë dhe Emiljano Shullazi i shpëtoi burgimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!