Policia merr në mbrojtje kreun e OSBE dhe familjaret e tij

schedule15:33 - 18 Maj, 2019

schedule 15:33 - 18 Maj, 2019

Banesa dhe familjarët e kreut të OSBE  në Shqipëri Bernd Borchardt, moniotorohen 24 orë nga uniformat blu. Policia e shtetit e ka quajtur kërcënim shkrimin e bërë nga disa të rinj në hollin e pallatit ku banon Borchardt.

Punonjësit e policisë janë stacionuar 24 orë poshtë hyrjes së pallatit, ku jeton kreu i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Kjo masë u ndërmor, pasi policia e  Shtetit e konsideroi si kërcënim, shkrimin e një parulle pak ditë më parë, duke marrë në ruajtje jo vetëm kreun e OSBE-së por edhe familjarët e tij.

Prej më shumë se dy vitesh, Borchardt jeton në katin e 7 të këtij pallati, në rrugën e Elbasanit. Banorët e pallatit ku jeton Borchardt, shprehen për masat e marra nga policia.

Ndërkohë në ndihmë të uniformave blu është edhe policia private që monitoron me kamera të gjithë hyrje-daljet. Nëpërmjet pamjeve të kamerave të së sigurisë, u bë e mundur edhe ndalimi i dy të rinjve nga policia e kryeqyetit, si autorë të shkrimit në hyrjen e pallatit, ku banon Borchardt.

Sulmi në drjetim të Borchardt, u dënua me forcë nga disa prej ambasadeve në Tiranë. Më e ashpër ishtë ambasada Gjermane, e cila i bëntë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!