Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia kërkime me helikopter/ Pasi grabitën bankën në Koplik “maskat” terrorizojnë qytetarët, u marrin “Benzin” dhe arratisen

schedule16:00 - 9 Maj, 2022

schedule 16:00 - 9 Maj, 2022

MALËSI E MADHE – Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e ndodhur pasditen e kësaj të hënë në Koplik.

Burime për Abc bëjnë të ditur se autorët pasi kanë grabitur bankën kanë mundur të largohen drejt Hanit të Hotit me një makinë “Golf 3” që më pas i kanë vënë flakën.
Pasi kanë djegur golfin autoret e grabitjes së bankës në Koplik kanë ndaluar një “Benz” kanë zbritur tre persona që ishin në “Benz” dhe u kanë grabitur edhe makinën. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kanë nisur kërkimet edhe me ndihmën e një helikopteri për të rënë në gjurmët e autorëve.

Ndërkohë policia ka nisur marrjen në pyetje të 3 personave që grabitësit u morën makinën në rrugë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!