Patrullimet e përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe policisë italiane kanë nisur të zhvillohen në qytetin e Durrësit, me synimin për të rritur sigurinë gjatë sezonit turistik.
Përveç masave për parandalimin e paligjshmërive dhe forcimin e rendit publik, patrullat po ushtrojnë kontrolle edhe për respektimin e nivelit të lejuar të zhurmave në bare, restorante dhe ambiente të tjera argëtimi.
Përmes një statusi në rrjete sociale Ministri I Brendshëm Besfort Lamallari shprehet se respekti për normat e përbashkëta, përfshi ato për sigurinë e turistëve apo qetësinë e tyre nga zhurmat përtej niveleve të lejuara i shërben një turizmi të qëndrueshëm dhe që rritet nga viti në vit.


