Grupi i Task-Forcës nga Tirana i Inspektoratit të Peshkimit dhe Policia e Vlorës, kanë zhvilluar një aksion për bllokimin e varkave të peshkimit pa dokumentacion, që peshkojnë në lagunën e Nartës.
Aktualisht janë bllokuar katër varka ndërsa një tjetër është në proces verifikimi.
Aksioni i nisur në lagunë prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Endri Hoxha Inspektor i peshkimit në Vlorë ka konfirmuar se aksioni konsiston për bllokimin e varkave të paligjshme pasi kështu dëmtohet edhe Laguna e Nartës.
Aksioni i nisur sot ka për qëllim pikërisht goditjen e gjuetisë së paligjshme ndërsa mësohet se do të vijojë edhe në ditët në vijim.
n.d./abcnews.al