Policia e Tiranës theksoi gjatë ceremonisë së 105-vjetorit të krijimit të uniformave blu se duhet ende punë për të fituar besimin e publikut. Ndërkohë jashtë ambienteve të policise së shtetit, efektivët e liruar hodhën akuza të forta për kupolën e policisë.
Edhe policia e kryeqytetit ishte pjesë e ceremonies per 105-vjetorin e krijimit të saj. Drejtuesit e policisë së tiranës theksuan se duhet ende punë për të arritur pritshëritë dhe fituar besimin e publikut tek uniformat blu.
Ndërkohë që kolegët e tyre kremtonin ceremonin e krijimit të policisë brenda ambienteve të saj, jashtë në kangjellat e drejtorisë së policisë së shtetit, përfaqësuesit e punonjësve të policisë në lirim, kishin zgjedhur një formë tjetër të përkujtimin të 105-vjetorit. Ismail Elezi theksoi se policia u përdor për kanabizimin e vendit, duke mbartur shumë mëkate në kurriz.
Në fund përfaqësuesit e punonjëve të policëve në lirim pohuan se nuk do te ndalemi deri sa policia te shkoje ne drejtimin e duhur./abcnews.al