Policia, detaje për makinën e shkrumbuar në Fushë Krujë

schedule09:56 - 11 Prill, 2018

schedule 09:56 - 11 Prill, 2018

Një makinë e shkrumbuar është gjetur në fshatin Gramëz të Fushë Krujës. Policia ka ngritur dyshime se mjeti mund të jetë përdorur nga autoret e atentatit në Tiranë ndaj Marjo Majollarit. Mjeti i gjetur në Gramëz nuk ka targa, por policia ka zbuluar se në datën 9 prill, një ditë para atentatit në kryeqytet është vjedhur në Lushnjë. Pronari i benzit me targa AA 399 DG kishte bërë një denoncim për vjedhje të makinës. Pas atentatit në Tiranë, policia ngriti postoblloqe në dalje të kryeqytetit, pasi pati informacione që autorët ishin larguar në drejtim të veriut.

Informacion paraprak i Policisë

Më datë 11.04.2018, Salla Operative Krujë është njoftuar se në fshatin Gramëz, Krujë, është djegur plotësisht nje mjet tip Benz C-Klas, me portbagazh me targa AA 399 DG. Nga veprimet paraprake hetimore ka rezultuar se më datë 09.04.2018 në Komisariatin e Policisë Lushnje ka bërë kallëzim shtetasi A.T. se i kanë vjedhur mjetin tip Benz me targa AA 399 DG. Në vendngjarje ndodhen Efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al