Policët marrin dozën e dytë të vaksinës anti-Covid

schedule14:47 - 3 Maj, 2021

schedule 14:47 - 3 Maj, 2021

Ka nisur faza e dytë e vaksinimeve për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Punonjësit e Policisë së Shtetit janë kategori e riskuar për shkak se ndodhen në vijën e patë të zjarrit në përballej me koronavirusin, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Pritet që brenda pak ditëve, punonjësit e policisë në të gjithë vendin të marrin dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.

“Nisi sot faza e dytë e vaksinimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, për marrjen e dozës së dytë të vaksinës.Brenda pak ditëve, punonjësit e Policisë në të gjithë vendin do të marrin dozën e dytë të vaksinës.  Punonjësit e Policisë janë kategoria më e riskuar, pasi kanë qenë dhe janë gjatë gjithë kohës në vijën e parë të zjarrit në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, shkruhet në njoftimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

 

 

 

 

 

/abcnews.al/