Paul Rajan kryetar i dhomës së përfaqësuesve në kongrsin aemrikan, është vënë në qendër të kritikave pasi lavdëronte faktin se amerikanët janë më të lumtur tani që fitojnë një dollar e gjysëm më shumë në javë, pas uljes së taksave.
Kanë shpërthyer polemikat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth Paul Ryan, kryetari i dhomës së përfaqësuesve, pas një mesazhi në Tuiter me anë të cilit promovonte uljen e taksave të propozuar nga Trump. I miratuar në kongresin amerikan dhe falë kontributit të Rajan, ky i fundit shkruante se ka dhe nga ata që janë të lumtur sepse marrin një dollar e gjysëm më shumë në javë. Në rrjetet sociale kanë vërshuar kritikat dhe akuzat se Rayan jeton jashtë realitetit.
Rajan mori për shembull historinë e një sekretareje në një shkollë në Pensilvani e cila shprehej e kënaqur se fitonte 78 dollarë më shumë në vit. Por demokratët e kanë sulmuar Rajan duke thënë se ai ka marë një shpërblim prej 500 mijë dollarësh për të mbështetur këtë ulje taksash. Por kishte dhe nga ata që bënin apel që të gjithë të kontribuonin nga nëj dollar e gjysëm për të zëvendësuar një herë e mirë Paul Ryan në postin e tij të kryetarit të dhomës së përfaqësuesve.
Pas kritikave të shumta, Rajan u detyrua të fshinte mesazhine tij në Tuiterm ndërsa nga stafi i tij askush nuk ka prnauar të komentojë për mediat./abcnews.al