Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pogradec/ Shkel arrestin në shtëpi, arrestohet Denis Meçe, i pandehur për vrasjen e Egli Progës

schedule08:54 - 28 Tetor, 2026

schedule 08:54 - 28 Tetor, 2026

Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata.

Sipas burimeve, Meçe është konstatuar rreth 300 metra larg banesës së tij, teksa po kthehej në shtëpi. Lëvizja e tij dyshohet se është në kundërshtim me kufizimet e vendosura nga masa e sigurisë.

Denis Meçe është një nga të pandehurit në procesin gjyqësor për vrasjen e Egli Progës, ngjarje që tronditi opinionin publik në Pogradec.



Meçe, së bashku me të pandehurit e tjerë në këtë çështje, ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Arrestimi i tij vjen pas dyshimeve për shkeljen e kushteve të masës së sigurisë, ndërsa pritet të ndiqen procedurat përkatëse ligjore lidhur me këtë rast

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!