Pogradec, nisi Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë, do të shfaqen mbi 70 filma

schedule12:00 - 3 Korrik, 2018

schedule 12:00 - 3 Korrik, 2018

Në Pogradec ka nisur edicioni i tetë i festivalit Ballkanik për filmin dhe kulinarinë. Në natën e parë për publikun dhe turistët u shfaq filmi “Skënderbeu”, ndërsa do jepen më tepër se 70 filma artistikë dhe dokumentarë, të producentëve dhe regjisoreëve të afirmuar dhe të rinj.

Pogradeci ka hapur dyert për të mikpritur regjisorë, producentë dhe aktorë nga të gjitha vendet e Ballkanit.

Qyteti bregliqenor do të jetë për një jave kryeqendra e kinematografisë ballkanike.

Edicioni i tetë, i Festivalit Ballkanik të filmit dhe kulinarisë ka startuar mbrëmjen e së hënës, me filmin “Skënderbeu”.

Fatos Baxhaku: “Kemi disa risi që jemi munduar t’i sjellim. Ne kemi këmbëngulur te prodhimet e reja të vendit dhe Kosovës dhe sidomos të Ballkanit”.

Eventi, i cili tashmë është kthyer në traditë synon evidentimin e arritjeve të kinemasë bashkëkohore ballkanase si dhe krijimin e hapësirave për të ndërvepruar midis kineastëve.

Më tepër se 70 filma artistikë dhe dokumentarë, të producentëve dhe regjisorëve të afirmuar dhe të rinj do të shfaqen për publikun pogradecar dhe turistët në kinemanë e qytetit.

Fatos Baxhaku: “Nga 70 e ca filma që janë në konkurim, afro gjymsa janë prodhime të krijuesve të rinj”.

Filmat do të vlerësohen nga një juri profesionale europiane, anëtarët e së cilës, e shohin Festivalin si mundësi, që filmi ballkanas të zgjeroje gjeografinë.

Amai Camila Saraceni, Producente: “Nuk e besoja që do të gjeja një shqipëri kaq të zhvilluar”.

Pjesë e Festivalit të Filmit dhe Kulinarisë do të jetë edhe një shkollë verore, ku të pasionuarit pas filmit do të marrin leksione nga emrat e njohur të kinemasë Rajonale. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!