Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e heshtur që mundi Foltoren/ Qindra vetë në kujtim të 21 janarit dhe drejtësisë së munguar

schedule10:13 - 21 Janar, 2026

schedule 10:13 - 21 Janar, 2026

Për të 15-tin vit rradhazi, u përkujtua këtë të mërkurë, vrasja e katër protestuesve të pafajshëm të 21 janarit 2011, të cilët asokohe iu bashkuan thirrjes së Edi Ramës për të protestuar kundër korrupsionit të qeverisë Berisha.

Qindra qytetarë, zbritën në Bulevardin Deshmorët e Kombit, në një protestë të heshtur në kërkim të drejtësisë së munguar.

Qytetarët, numri i të cilëve tejkalonte grumbullimet e fundit të Sali Berishës, sëbashku me familjarë dhe zyrtare të lartë të qeverisë, vendosën trendafila të kuq në pllakat e arta në Bulevardin Deshmorët e Kombit, aty ku plumbi i mori jetën Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt…



Edhe këtë 21 janar në fytyrat e familjarëve mbizotëronte trishtimi dhe heshtja. Me sytë nga drejtësia janë edhe familjarët, të cilëve vitet nuk ia kanë pakësuar dhimbjen mirëpo shpresa vijon të mbetët tek hetimet e thelluara të drejtësisë së re.

“Është koha për sqarim të plotë para opinioni publik dhe për veprime konkret nga institucionet, kam ardhur këtu për shpirtin e Aleksit, nipit tim. Shpresoj se ambasadorët e vendeve aleate të na dëgjojnë, ata na kanë premtuar se do të nda mbështesin në kërkesat tona të pareshtura për drejtësi. Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi. Kujtesa nuk duhet të zbehet dhe përgjegjësi nuk mund të harrohet. Kemi besim tek SPAK dhe Gjykata e Strasburgut për drejtësi”, u shpreh ai.

Apeli I familjarëve është i qartë, e shkuara të mos harrohet dhe fajtoret të vihen përpara drejtësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!