Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Pogaçar vulos fitoren në Alpe/ Tour, kampioni slloven kalon me sukses etapën e fundit malore

schedule15:59 - 26 Korrik, 2025

schedule 15:59 - 26 Korrik, 2025

E ndjen edhe vetë që është i lodhur, por fundi është fare pranë.

Edhe një kampion i madh si Tadej Pogaçar është prej mishi e gjaku, jo një alien, e mezi pret që të përfundojë këtë edicion të Turit të Francës.

Gjithsesi, ai e përballoi sërish rraskapitjen, ndonëse me më shumë vështirësi se ditët e kaluara, duke siguruar thuajse përfundimisht Fanelën e Verdhë.



Kjo, edhe pse etapa e tretë nga fundi u shkurtua nga 130 në 93 kilometra për shkak të shpërthimit të një epidemie të bagëtive në stanet e Alpeve franceze.

Gjithsesi, reshjet e shiut dhe sulmet e çiklistëve të ndryshëm e bënë garën tepër sfiduese.

Me aktivi në ngjitjen e fundit ishte holandezi Timen Arensman, pasi grupi mbërriti një grup që ishte shkëputur më herët.

Çiklisti I skuadrës Ineos nuk hoqi dorë për asnjë moment, dhe vazhdoi me sulmet derisa u shkëput nga dy pretendentët kryesorë të Turit, Pogaçar e Jonas Vingegard.

Drama nuk përfundoi lehtë, pasi Arensman ishte tepër i lodhur ndërsa iu afrua finishit.

Vingegard e Pogaçar bënë duel pa hequr dorë, dhe holandezi vërtet fitoi, por vetëm me dy sekonda epërsi.

Ky ishte suksesi i tij i dytë këtë sezon.

Kampioni nga Sllovenia ka një epërsi prej 4’24” ndaj danezit, dhe të dielën do të parakalojë me Fanelën e Verdhë në bulevardin “Shamps Elize” të Parisit.

Pogaçar është virtualisht fitues i Turit të Francës për herë të katërt në karrierë, një më pak sesa rekordi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!