Po vuan nga racizmi në Ukrainë, Taison drejt Serie A

schedule23:24 - 12 Nëntor, 2019

schedule 23:24 - 12 Nëntor, 2019

Sulmuesi brazilian i Shakhtar Donetsk, Taison, u ofendua me kore raciste në sfidën e fundit në kampionatin ukrainas, duke ndaluar ndeshjen dhe duke u larguar me lot në sy nga fusha e lojës. Për mediat vendase, Taison tha se po mendon seriozisht largimim, pasi kjo nuk është hera e parë që ka abuime dhe sharje ndaj tij.

Gjithashtu, Taison zbuloi se merkaton e shkuar kishte mundësinë t’i bashkohej Milanit, për 30 milionë euro, por dy klubet nuk arritën akordin në kohë. Kësaj radhe, Roma është gati të përfitojë.

Klubi kryeqytetas e mirëpret me krahë hapur sulmuesin brazilian, i cili e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Ukraina. Megjithatë, Shakhtar vështirë të bindet pa një ofertë mbi 30 milionë euro, që Roma me shumë gjasa nuk do t’i paguajë./abcnews.al