Po vjen cikloni nga Adriatiku, qytetet që do të godasë dhe orët e stuhisë (HARTA-LIVE)

schedule13:12 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 13:12 - 5 Dhjetor, 2021

I gjithë territori i vendit tonë do të përfshihet nga moti i keq pasditen e sotme dhe gjatë gjithë ditës së nesërme. Si pasojë e një cikloni të formuar në Adriatik, që në orët e para të ditës së sotme pjesa veriore e vendit është në “pushtetin” e shiut.

Në kryeqytet reshjet e dendura pritet që të godasin pas orës 15:00. Më pas stuhia do të prekë edhe jugun. Reshjet e shiut do të jenë intensive gjatë natës, po ashtu edhe të dëborës në pjesët malore. Nga pasditja e së martës deri të enjten reshjet do të largohen nga territori ynë për t’u rikthyer sërish të premten./ Abcnews.al