“Po rikthehen fuqishëm në lojë…”, Horoskopi i ditës së mërkurë, 23 nëntor 2022

schedule23:06 - 22 Nëntor, 2022

schedule 23:06 - 22 Nëntor, 2022

Dashi:

Për ata që janë beqarë parashikohen emocione të mëdha. Sepse priten risi në fushën sentimentale. Por edhe në nivel profesional, të lindurit e kësaj shenje po rikthehen fuqishëm në lojë.

Demi:

Jeni të fokusuar në problemin e një personi të dashur që mund t’ju pengojë t’i kushtoni vëmendje gjysmës tuaj. Në punë nuk duhet të ekspozoheni shumë: bëjini gjërat me qetësi.

Binjakët:

Nuk është koha për t’u përqendruar te dashuria, duket se duhet ta përqendroni vëmendjen diku tjetër. Duhet t’i merrni gjërat më lehtë në vendin e punës, nuk është koha për të shkuar shumë larg me veprimet tuaja.

Gaforrja:

Lëreni të shkuarën, në dashuri kjo është koha për lajme të reja dhe jo riciklim i të vjetrave. Është një kohë mjaft me fat në sektorin profesional, shfrytëzojeni momentin.

Luani:

Mundohuni të mos e mbiekuilibroni veten në dashuri, do të ishte më mirë të mos kërkoni përballje. Nuk është një periudhë e mirë as në punë, e keni të vështirë të jeni në sinkron me angazhimet tuaja.

Virgjëresha:

Shmangni ata që ju bëjnë të humbni durimin, kështu do të keni shumë mundësi në dashuri. Në fushën profesionale keni aftësi dhe vendosmëri për të kapërcyer vështirësitë.

Peshorja:

Kjo e mërkurë 23, është një ditë në të cilën mund të kërkoni lehtësisht një dialog me partnerin tuaj, ndoshta për të zgjidhur keqkuptimet. Mundësi të mira ka edhe në vendin e punës.

Akrepi:

Mund të filloni të mendoni për diçka të re veçanërisht nëse jeni vetëm. Megjithatë, ju duhet të zgjidhni disa telashe në punë.

Shigjetari:

Do të keni kapërcyer me sukses disa tensione në dashuri, ndërsa në punë kjo është koha e duhur për të filluar të mendoni për ndryshimet.

Bricjapi:

Jeni në formë, tani mund të fokusoheni vërtet në rikuperimin e një historie dashurie. Forca juaj reflektohet edhe në nivel profesional, vazhdoni punën për të realizuar qëllimet tuaja.

Ujori:

Mund të jetë rasti i duhur për të bërë një takim të papritur. Momenti është i favorshëm edhe në vendin e punës, mos hezitoni: zgjidhni!

Peshqit:

Ndaluni dhe reflektoni për atë që dëshironi vërtet nga një marrëdhënie, është koha për të menduar seriozisht. Puna në këtë kohë është e tensionuar.