Po ngrohej me tharësen e flokëve, i marrin flakë pizhamet dhe digjet për vdekje

schedule10:10 - 3 Shkurt, 2023

schedule 10:10 - 3 Shkurt, 2023

Një 88 vjeçar në Abruzzo të Italisë humbi jetën pasi pësoi djegie të rënda teksa u përpoq të ngrohej në shtëpi me tharëse flokësh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën e 15 janarit ku i moshuari kishte ndezur tharësen e flokëve për t’u ngrohut por ky veprim rezultoi me pasoja të tmerrshme.

Pizhamet i morën flakë dhe u dogj në pjesë të ndryshme të trupit. Ai u transportua menjëherë në spital. Gjendja e tij, duke pasur parasysh edhe moshën e tij, dukej shumë serioze. Të martën e 31 janarit, pas pak më shumë se dy javësh në spital, i moshuari ndërroi jetë. /abcnews.al