Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 11 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 11 nga 197 që ishte dje. Kjo është dita e dytë që numri i të prekurve ka rënë. Ditën e djeshme u raportuan 12 të prekur, ndërsa sot 11 të prekur të rinj nga 28 të prekur që ishte dy ditë më parë. Nëse numri i të prekurve qendron në këto shifra ose ulet në vijim, do të thotë se kurba po ulet në Shqipëri.
Ndërkohë, gjatë 12 orëvë të fundit kanë ndërruar jetë, një 72 vjeçare nga Vlora dhe një burrë 67 vjeçar nga Tirana.
Shpërndarja e koronavirusit në Shqipëri
“Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora”, tha Silva Bino në konferencë për shtyp.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 113 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 21 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 3 rast
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste
Bilanci i koronavirusit në Shqipëri
197 raste
10 të vdekur
31 të shëruar
/abcnews.al