FOTO/ Vrau të moshuarin dhe i mori paratë, ky është autori i krimit në Zall Bastar

schedule18:01 - 15 Janar, 2025

schedule 18:01 - 15 Janar, 2025

Personi në foto është autorit i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta. Autori, 64-vjeçari Isuf Hasa u arrestua nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 janar në Fshatin Shëngjin i Vogël.

I moshuari u gjet pa shenja jete. Pas hetimeve të zhvilluara u zbulua se ishte goditur me çekiç në kokë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, dhe pas vrasje, autori i ka marrë viktimës paratë.

(Autori, Isuf Hasa)

“Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen. Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimën i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar. Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj”, thuhej në deklaratën e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!