Po mahnit Evropën me golat e tij, Stuttgart nuk lejon largimin e “bomberit” malez

schedule10:56 - 28 Nëntor, 2023

schedule 10:56 - 28 Nëntor, 2023

“Bomberi” i Stuttgart, Serhou Guirassy është kthyer në sensacionin e momentit, me sulmuesin nga Mali, i cili po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij, teksa në 11 paraqitjet e zhvilluara mes Bundesliga e DFB Pokal ka arritur të shënojë plot 16 gola, si dhe të dhurojë 2 asistime për shokët e tij të skuadrës, duke regjistruar kështu statistka goxha mbresëlënëse.

Performanca të tilla e kanë kthyer 27-vjeçarin, në “shënjestrën” e momentit për klubet e mëdha në merkato, ku ndër këto “gjigantë” të Evropës janë edhe “kuqezinjtë” e Milan, të cilët e kërkojnë me ngulm “bomberin”, mirëpo, për me anë të një deklarate për mediat klubi ka shprehur totalisht të kundërtën.

Gjatë një konference për shtyp, të zhvilluar pasditen e së hënës, përfaqësues të skuadrës janë shprehur se do të bëjnë çdo gjë që kanë në dorë për ta penguar largimin e lojtarit, më të mirë të skuadrës, të paktën në merkaton e dimrit.

“Ndoshta edhe juve ju shqetëson paqartësia nëse ai do largohet tani apo në verë. Ne fokusohemi në gjërat që janë nën kontrollin tonë për të siguruar që ai të mund të qëndrojë, por askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë. Jemi të bindur që ai dëshiron të qëndrojë, por njohim edhe mekanizmat e tregut”,- u shpreh përfaqësuesi i klubit. /i.m /abcnews.al