Po lexonte gazetën në shesh, gjobitet 81 vjeçari në Itali

schedule14:49 - 9 Nëntor, 2020

schedule 14:49 - 9 Nëntor, 2020

Policia italiane ka gjobitur me 400 euro një 81 vjeçar i cili po lexonte gazetën në shesh. Dhe pse i moshuari këmbënguli se po priste radhën në farmaci, agjentët i thanë se kishte shkelur rregullat për masat anti Covid-19

Ngjarja i ka ndodhur në Trevilio, provincë e Bergamos. 81 vjeçari i cili kishte dalë nga shtëpia dhe ndaloi në një kioskë për të blerë një gazetë. Më pas ai u ul të lexonte në stol.

Në një intervistë për mediat në vend ai u shpreh se sjellja e policisë ndaj tij nuk ishte edukative por ndëshkuese. Agjentët e policisë e gjobitën me 400 euro.

I moshuari shpjegoi se po priste bashkëshorten e tij, dhe më pas të dy do të shkonin së bashku në farmacinë shumë pranë sheshit ku ai kishte ndaluar. Por agjentët e policisë nuk donin të dëgjonin arsye dhe kur 81 vjeçari u përpoq të justifikohej, iu përgjigjën se ai po tallej me ‘ta’./abcnews.al