Po kërkon për shtëpi në kryeqytet, s’ka më dilema për të ardhmen e Sergio Ramos

schedule10:59 - 28 Qershor, 2021

schedule 10:59 - 28 Qershor, 2021

Sergio Ramos është gjithnjë e më afër PSG-së. Edhe pse negociatat janë bllokuar ditët e fundit, ish-kapiteni i Real Madrid do të transferohet te klubi francez.

Mundo Deportivo raporton se 35-vjeçari po kërkon për shtëpi në Paris. Mediat iberike zbuluan pak ditë më parë që mbrojtësi andaluzian u ka treguar shokëve të Realit që do transferohet te PSG.

Sergio Ramos është kërkesa kryesore e trajnerit Mauricio Pochettino, i cili e cilëson lojtarin spanjoll si një lider në prapavijë, aty ku PSG ka nevojë për t’u përforcuar.

Së shpejti pritet të arrihet marrëveshja finale dhe zyrtarizimi i kalimit të Ramos në Ligue 1, pas plot 16 viteve në “Santiago Bernabeu” me Real Madrid. /abcnews.al