Po flisnin për energjinë elektrike, ikin dritat në Komisionin e Ligjeve, mbledhja vazhdon në errësirë

schedule11:01 - 26 Tetor, 2021

schedule 11:01 - 26 Tetor, 2021

Teksa po diskutohej me tone të forta në lidhje me huanë për energjinë elektrike, në komisionin e Ligjeve gjatë mesditës së sotme kanë ikur dritat.

Për disa minuta mbledhja ka vijuar në errësirë pasi mikrofonat punonin dhe deputetët arrinin të komunikonin me njëri tjetrin.

Kjo situatë shkaktoi të qeshura dhe ironi në radhët e deputetëve të opozitës ndërsa maxhoranca e përktheu si një defekt teknik.

Drejtuesja e mbledhjes u detyrua të ndërpresë mbledhjen për 5 minuta deri në rregullimin e problemit për të rinisur sërish me ardhjen e energjisë elektrike. m.v/Abcnews.al