Pronari i një lokali në zonën e Selitës mbeti i plagosur, pasi në drejtim të tij u hap zjarr nga një person i cili ndodhet ende në arrati. Gjon Pelivani, 27-vjeç, ka qenë edhe më herët i dënuar për disa vepra penale, ndërkohë që mësohet se është plagosur edhe një herë në 2015.
Disa të shtëna me armë zjarri tronditën përsëri Tiranën mesditen e së premtes.
Këtë herë i plagosur ka mbetur Pronari i një lokali në zonën e Selitës si edhe një punonjësi i tij.
Sipas policisë në drejtim të Gjon Pelivani,u qëllua tre herë, por 27-vjecari fatmirësisht mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rastësisht mori një plumb në këmbë edhe kamarieri i lokalit, Renato Hoxha.
Ndërkohë autori i ngjarjes, sipas burimeve pranë uniformave blu dyshohet se është një person me inicialet R.M. Dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes kanë deklaruar se autori ka qenë i veshur me xhup të zi dhe kapele në kokë, teksa ka hapur zjarr në drejtim pronarit të Pelivanit dhe Hoxhës. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe do jenë pamjet filmike ato që do hedhin dritë mbi këtë ngjarje.
Gjon Pelivani, është një emër njohur për policinë, pasi ishte dënuar disa herë për krime të ndyrshme. 27-vjeçari kishte ndryshuar emrin e mëparshëm, nga Valment në Gjon Pelivani. Burime nga grupi hetimor theksojnë se pronari i lokalit kas pasur disa konflikte me një nga bandat që operon në rrugën e “Kavajës”, ku edhe ka mbetur i plagosur në vitin 2015.
/abcnews.al