Plori: Na gëzon reagimi dhe vendi i parë, të mos e kryqëzojmë Dungën

schedule15:56 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 15:56 - 5 Dhjetor, 2020

Vllaznia siguroi një fitore të rëndësishme pas humbjes me Kukësin. Kuqeblutë mposhtën 1-0 Bylisin në “Loro Boriçi” dhe kryesojnë të vetëm Superioren me 13 pikë. Thomas Brdaric mungoi sot, pasi ka qenë me temperaturë, teksa ekipi shkodran u drejtua nga Elvis Plori në pankinë, i cili foli rreth fitores në prononcimin e dhënë për Supersport.

Edhe vendi i parë na gëzon. Periudhë e gjatë që Vllaznia nuk gjendet në krye, por objektivi ishte marrja e tre pikëve. Kjo më gëzon, reaguam pas humbjes me Kukësin.

Nuk mund të them që jemi kandidatë për titullin, skuadra ka krijuar një fizionomi. Jemi një skuadër e re, por jemi mbështetur edhe te baza e vjetshme, janë 5 lojtarë nga sezoni i kaluar. Sot shfrytëzuam një rast shumë të mirë. Mënyra sesi luajtëm, krijoi atë stabilitet tek ekipi.

Rastet e Dungës? Kemi akoma shijen e mirë të Tiranës nga Dunga, kështu që zbehen kritikat. Nuk mund ta kryqëzojmë për ato raste, por duhet të analizojmë ndeshjet. Është shumë i rëndësishëm pozicioni i sulmuesit. Mandiangu? Ka pësuar dëmtim pas dëmtimi, nuk kam çfarë të them për të, nuk ka kontribuar akoma.

Pasi shënuam golin, pesë minuta më pas bëra një ndërhyrje, që të kishim stabilitet, të tërhiqeshin pak më tepër mesfushorët dhe të shfrytëzonim kundërsulmin. Kërkonim stabilitet në fushë. Një ndeshje ku skuadra kthehet për të mbrojtur rezultatin pas golit”, deklaron Plori. /abcnews.al