Plazh në tetor, Vlora mbushet me turistë të huaj

schedule11:25 - 3 Tetor, 2020

schedule 11:25 - 3 Tetor, 2020

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Rritja e lehtë e temperaturave ka bërë që plazhi i Vlorës të popullohet.

Gazetar Elton Nika raporton për abcnews.al se turistët janë kryesisht të huaj nga Bjellorusia dhe Moldavia.

Siç shihet nga pamjet janë të shumtë ata që bëjnë plazh dhe marrin rreze në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Ndërsa shëiptarët që zgjedhin të bëjnë plazh në këtë periudhë të vitit janë shumë të paktë. g.v/abcnews.al