Ish-luftëtari i UÇK, Agim Plashniku foli për iniciativën e tij i cili ka qëndruar në instalacionin e vendosur në Prishtinë “Kosova po pret”.
Ai tregoi se iniciativën e tij e mori në mbështetje të ish-krerëve të UÇK. Më tej Plashniku tha se ish-krerët e UÇK janë të burgosur padrejtësisht.
“Këtë iniciativë e kam marrë që të kaloj një natë me themeluesi tonë të ushtrisë Çlirimtare. Dhe kam vendosur me kaluar një natë kur ata mbahen në paraburgim në Hagë. Prej orës 20:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit kam qëndruar. Ne shqiptarët kemi Hashim Thaçin. Ata janë mbajtur 6 vjet në paraburgim, ndërsa ata kanë udhëhequr një luftë të drejtë një luftë të shenjtë. Qeveria nuk po bën asgjë, duhet mbështetje për çlirimtarët”, tha ai.
/abcnews.al/


