Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria fiton “derbin” me Kosovën/ Skuadra kuqezi U21 mundi 3-1 “Dardanët” në Lojërat Mesdhetare

schedule11:52 - 25 Gusht, 2026

schedule 11:52 - 25 Gusht, 2026

Kombëtarja e Shqipërisë U21 mori fitoren e saj të parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi triumfoi 3-1 në “derbin” kundër Kosovës në sfidën e dytë të Grupit B, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në raundin tjetër të turneut.

Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, kuqezinjtë kaluan në epërsi në minutën e 51-të me Ersi Boden.

Të besuarit e Bushit vijuan të kontrollonin sfidën dhe në minutën e 74-rt dyfishuan shifrat me golin e qetësisë të shënuar nga Valentin Daja.



Minutat shtesë sollën edhe dy gola të tjerë,

Arlind Lleshi thelloi diferencën për kuqezinjtë, ndërsa vetëm përpara vërshëllimës së fundit Edor Hajdini realizoi rrjetën e nderit për “Dardanët”.

Me këtë fitore, Shqipëria U21 ka katër pikë në Grupin B, ndërsa sfidën e tretë do ta luajë kundër Algjerisë, që për momentin kryeson grupin me pikë të plota.

Nga ana tjetër, pas dy ndeshjeve Kosova mbyll grupin pa asnjë pikë në tabelën e renditjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!