Plani i PD, grisen fletët e votimit për Lindita Nikollën

schedule17:33 - 10 Shtator, 2021

schedule 17:33 - 10 Shtator, 2021

Teksa ka nisur votimi për të zgjedhur Lindita Nikollën si kryetare të Kuvendit, deputetët e PD kanë vënë në zbatim planin. Demokratët po grisin fletët e votimit.

Sipas udhëzimit, bën me dije gazetari Juxhin Mustafaraj asnjë nga deputetët e PD nuk do të votojë por përpara kutisë se votimit do të grisë fletën.

Edhe kryedemokrati Lulzim Basha demostroi grisjen e fletës përpara komisionit, ndërsa është i dukshëm trishtimi në fytyrën e tij, teksa një ditë më parë mori vendimin për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar. Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga seanca, menjëherë pasi bëri betimin, duke mos marrë pjesë në votim.

Sakaq, deri më tani aleati i demokratëve, Vangjel Dule hodhi fletën në kutinë e votimit.

g.v/abcnews.al