Plani i Juventusit për Jorginho, afron një futbollist si shkëmbim

schedule17:36 - 1 Qershor, 2020

schedule 17:36 - 1 Qershor, 2020

Juventusi kërkon me doemos shërbimet e mesfushorit të Chelsea, Jorginho. Siç raportojnë mediat britanike, prej shumë kohësh bardhezinjtë janë vënë pas mesfushorit italian, por ende nuk ka një ofertë konkrete.

Por kjo gjë, duket se ka ndryshuar, pasi Chelsea ka marrë një ofertë në tavolinë. Siç raporton Gazzetta Dello Sport, drejtuesit e Juventusit kanë ofruar kartonin e Federico Bernadeschit në ofertën e tyre.

Juventusi e bleu Bernadeschin për plot 40 milion euro nga skuadra e Fiorentinës, por duket se Jorginhon e preferojnë më shumë. Përgjigja e fundit, pritet të jepet nga Frank Lampard, i cili me shumë gjasa do e lejojë Jorginhon të ri-bashkohet me Sarrin./abcnews.al