Në emisionin “Ballkan” të gazetares, Linda Karadaku në ABC News ka qenë i ftuar në një lidhje Skype analisti nga Prishtina, Ardian Arifaj.
Arifaj komentoi atë se çfarë pritet të ndodhë me planin e Bashkimit Evropian që ka edhe mbështetje amerikane për dialogun Kosovë – Serbi.
Analisti u shpreh se plani pritet të pranohet nga të dyja palët, por ajo që duket më e vështirë dhe ka shumë pikëpyetje është faza e implementimit të tij dhe ajo se çfarë po fiton Kosova nga plan dhe çfarë po jep.
“Plani do të pranohet nga të dyja palët, por pikë diskutimi mbetet implementimit Por ajo pikëpyetje më e madhe është se çfarë po fiton Kosova nga ky plan.
Si u bë nga një pikë ku edhe presidentët amerikan flisnin për njohjes reciproke, arritëm në një pikë ku nuk përmendet kjo njohje.
Pra pikëpyejta kryesore është se çfarë po fiton Kosova dhe e dyta çfarë po jep Kosova.
Çfarë do të ndodhë edhe me pikën e Asociacionin, po ashtu mbetet të shihet.
Kjo ka qenë nga pikat kryesore që Kurti kur ishte në opozitë e ka kundërshtuar fuqishëm, duke ngritur edhe një kauzë,” tha analisti.
Në lidhje me faktin nëse Kosova është duke para hapa pas me pranimin e këtij plani, pasi siç dihet objektivi kryesor ka qenë njohja reciproke, e cila siç e përmendi edhe më lartë Arifa është zhdukur.
“Në një farë mënyre Serbia e ka njohur Kosovën. Nuk ka dyshim që në shumë fusha Kosova është e njohur defacto nga Serbia.
Atë që e ka kërkuar Kosova është edhe njohja formale, sepse kjo njohje hap anëtarësimin edhe Kombet e Bashkuara edhe nga 5-çja tjetër e BE. Kjo më pas I hap anëtarësimit në NATO dhe më pas në BE e institucione të tjera.
Këto mungojnë, Kurti e ka thënë se kjo është afruar si një marrëveshje ku nuk mund të ketë zgjidhje tjetër. Por e gjithë kjo nuk duket shumë transparente, “ theksoi Arifaj.r.t/abcnews.al