Plane për plazh këtë fundjavë? Mësoni si do të jetë moti në zonat detare

schedule13:14 - 31 Korrik, 2020

schedule 13:14 - 31 Korrik, 2020

Sot mbizotëron mot i kthjellët në vendin tonë.

Por, fundjava do të sjellë freskim të lehtë të motit duke qenë se kemi reshje gjatë ditës së shtunë në zonat lindore dhe juglindore, sipas Meteoalb.

E diela rikthen kthjellimet. Megjithatë bregdeti edhe gjatë kësaj fundjave vijon të mbetet i favorshëm pasi dielli dhe temperaturat e larta do jenë mbizotëruese.

Abcnews.al në bashkëpunim me Meteoalb, vijon të sjellë çdo fundjavë parashikimin e motit specifikisht për bregun duke i ardhur në ndihmë atyre që mendojnë të bëjnë plazh gjatë të shtunës dhe të dielës. /abcnews.al/