Plagosje në Durrës, një person qëllohet me thikë

schedule21:02 - 17 Maj, 2025

schedule 21:02 - 17 Maj, 2025

Një plagosje me thikë ka ndodhur një Durrës. Mësohet se i plagosur ka mbetur një person rreth 40 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16 te qytetit.

Burime nga vendi i ngjarjes thonë per ABC News se personi që ka mbetur i plagosur ishte i dehur dhe pronarja e lokalit e ka nxjerre jashtë.

Në momentin që e ka nxjerrë jashtë nga ambjentet e lokalit, nje person që ka ardhur nga krahu tjeter i rrugës, e ka qëlluar me thikë duke e lënë të plagosur.

Më pas, autori është larguar nga vendi i mgjarjes me shpejtësi. Nderkohe, i dëmtuari është transportuar drejt spitalit të Durrësit ku po merr ndihmën e pare mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!