Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në pazarin e vjetër të Korçës, pas një konflikti.
Në konflikt janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër. Konflikti ka nisur fillimisht verbalisht mes personave e më pas ka degraduar në përdorimin e karrigeve të lokalit.
Pas kësaj, njëri prej tyre ka marrë një thikë nga lokali dhe ka plagosur personin tjetër. Ndërkaq, dy të tjerët kanë mbetur të dëmtuar nga karriget e përdorura gjatë konfliktit.
Të tre personat aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës.
Paraprakisht, nga hetimet e para dyshohet se konflikti ka patur si shkak hapësirën publike duke patur pretendime për vendosjen e karrigeve dhe tavolinave në pjesën e jashtme të dy lokaleve.
Pritet të merren deklaratat nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al


