Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të zgjasin armëpushimin në vend me tre javë.
Vendimi u mor në një takim midis përfaqësuesve të qeverisë izraelite dhe libaneze në Shtëpinë e Bardhë, në të cilin ishte paraqitur edhe Trump.
“Takimi shkoi shumë mirë!”, shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale.
Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Libanin për ta ndihmuar atë të mbrohet nga Hezbollahu. Armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit do të zgjatet me tre javë”, theksoi presidenti.
Ai gjithashtu paralajmëroi për një takim të ardhshëm të kryeministrit të Izraelit dhe presidentit të Libanit në SHBA./abcnews.al



