Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Irani duhet të ndërpresë financimin e Hezbollahut

schedule07:32 - 24 Prill, 2026

schedule 07:32 - 24 Prill, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse financimi i Hezbollahut nga Irani do të ishte pjesë e një marrëveshjeje të ardhshme paqeje me Teheranin, tha se regjimi do të duhej të ndërpresë financimin për këtë grup.

Ai deklaroi se kryeministri izraelit dhe presidenti i Libanit mund të takohen në Shtëpinë e Bardhë brenda tre javëve të ardhshme.

Trump tha gjithashtu se kishte një “shans të madh” që një marrëveshje paqeje e qëndrueshme midis të dy vendeve të mund të arrihej vitin e ardhshëm.



“Mendoj se duhet të jetë një paqe e lehtë në krahasim me disa nga gjërat mbi të cilat po punojmë”, shtoi ai. 

Hezbollah është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, dhe kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Ai konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë vetëm krahun e tij të armatosur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!