Plagosje me thikë në Fier, policia arreston autorin

schedule16:31 - 23 Prill, 2021

schedule 16:31 - 23 Prill, 2021

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Policia bën me dije se një person me iniciale A.R. ka qëlluar me thikë 30-vjeçarin K.D. Autori është arrestuar nga policia, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Kapet në kohë rekord autori i plagosjes me thikë në Fier. Sekuestrohet mjeti prerës me të cilën autori goditi shtetasin K. D. Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, është plagosur me mjet prerës shtetasi K. D., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale, u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. R., 25 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi A. R. u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore”, njofton policia./mv.abcnews.al