Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja në Pogradec/ Arrestohet në Përrenjas autori

schedule14:17 - 29 Qershor, 2026

schedule 14:17 - 29 Qershor, 2026

Plagosi me armë zjarri një 35-vjeçar në Pogradec dhe u largua, kapet në Përrenjas pas disa minutash ndjekjeje nga policia autori, Nikolla Agolli.

Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi 24-vjeçari Nikolla Agolli banues në fshatin Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!