Plagosja, në kërkim 22-vjeçari/ Korçë, i plagosuri kishte dalë nga burgu para dy muajsh

schedule09:45 - 7 Shkurt, 2025

schedule 09:45 - 7 Shkurt, 2025

Kostandin Ziu, I riu I cili mbeti I plagosur mbrëmjen e së enjtes në Korçë, kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu, pasi kishte vuajtur dënimin për trafik klandestinësh. E shkuara kriminale është pista ku janë përqëndruar hetimet për të zbuluar shkakun e konfliktit mes të plagosurit dhe autorit.

26-vjeçari u paraqit vetë në spital pasi ishte plagosur në pjesën e pasme të qafës me thikë, ndërkohë që bluzat e bardha sinjalizuar edhe policinë.  Pasi iu dha ndihma e parë mjekësore i riu u transportua drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore ndërkohë që për shkak të gjendjes shëndetësore dëshmia e tij ka qenë e paqartë dhe me shumë pak informacione sa i takon shkakut të konfliktit.

Ka qenë vetë i riu i cili ka dëshmuar për policinë se ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit duke identifikuar edhe autorin, Jorgo Rustemi.

Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë në lokal së bashku me autorin Jorgo Rustemi dhe një vajzë. Menjëherë pas plagosjes, auori Rustemi dhe vajza ende e paidentifikuar janë larguar.

Për shkak të vështirësisë për të marrë një dëshmi të qartë në lidhje me shkakun e ngjarjes  nga i plagosuri, po punohet për të gjetur persona të tjerë që mund të kenë dijeni për konflikte të mundshme mes tij dhe autorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!