Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Gazetarja Bleona Sari tha për ABC News, një person është goditur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së “Petro Ninit” në kryeqyet.
Gazetarja Xhoana Çallaku raportoi se i plagosuri Kreshnik Cara ka mbërritur në spitalin e Tiranës dhe se sipas burimeve spitalore ndodhet në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
49-vjeçari dyshohet se është goditur me thikë disa herë në pjesën e barkut. Autori i dyshuar e ngjarjes është arrestuar nga policia.
Ndërkohë, po verifikohen kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
/abcnews.al/

