Zamir Kalemi mbeti i plagosur të premten nga të shtënat me armë që u regjistruan te rrethi i Selitës në Tiranë. 35 vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut.
Shërbimet e policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Sakaq, siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, një makinë po digjet në Bërzhitë, që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes./abcnews.al


