Policia arrestoi këtë të mërkurë 41-vjeçarin Ylli Murati, i cili ishte shpallur në kërkim pasi plagosi me thikë dy persona në zonën e Paskuqanit në kryeqytet.
Ai u prangos në rrugën “Mine Peza” teksa po qarkullonte me automjet. Prej kohësh ai mbahej në vëzhgim si shpërndarës i lëndëve narkotike.
Ylli Murati rezulton të jetë vëllai i Fatjon Muratit, ky i fundit një emër i njohur për policinë e i skeduar më herët.
Fatjon Murati njihet si mik i Endrit Dokles, emri i tij ka dalë si i perfshirë në masakrën e Fushë Krujës ku u vranë tre të rinjtë Brilant Martinaj, nipi i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
Ndërkohë, njihet edhe për masakrën e “Don Boskos” në 2023, kur i bën atentat në lokalin e tij e humbi jetën banakierja./abcnews.al



