Samiti i G7 i kësaj jave në Francë “ka dhënë rezultate të rëndësishme për Ukrainën, sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zelensky theksoi se fitorja më e rëndësishme është “forcimi shtesë i mbrojtjes ajrore të Ukrainës”.
“Do të ketë hapa të rinj për të ushtruar presion mbi Rusinë për luftën e saj – presion për hir të paqes. Partnerët tanë do të sigurojnë mbështetje për mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë tonë energjetike. Është e rëndësishme që të kemi një kuptim të përbashkët të sfidave kryesore dhe hapave konkretë për t’iu përgjigjur atyre. Uniteti ynë global po e zvogëlon vërtet aftësinë e Rusisë për të vazhduar këtë agresion të çmendur dhe kriminal kundër Ukrainës. Falënderoj të gjithë ata që po na ndihmojnë!”, tha ai në një deklaratë të shkurtër.



