Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjarperinjtë, alarm në Botëror/ Zvarraniku helmues, në fushën stërvitore të Gjermanisë

schedule12:42 - 17 Qershor, 2026

schedule 12:42 - 17 Qershor, 2026

Alarmi ishte dhënë që në ditën e parë të grumbullimit, por tani rreziku i gjarpërinjve në kampet bazë ku përgatiten për ndeshjet e “Botërorit 2026” është konkret.

Futbollistë të Gjermanisë, Zvicrës dhe Norvegjisë i kanë parë reptilët në fushë gjatë seancave stërvitore. Kapiteni i kombëtares gjermane, Joshua Kimmich zbuloi se një gjarpër helmues, që besohet të jetë i llojit kokëbakër, u pa në fushën stërvitore të Gjermanisë në Karolinën e Veriut.

“Dje pamë një gjarpër; na thanë se ishte helmues. Nëse të kafshon, duhet të shkosh në spital… Pasi ta dish se çfarë lloj gjarpri është dhe çfarë mund të ndodhë nëse të kafshon, shumë shpejt nuk është më qesharak”, deklaroi futbollisti.



Lojtari i Bayern Munich u ankua se “tani, lojtarët po shohin fushën para çdo hapi që hedhin”. Një kafshim gjarpri kokëbakri zakonisht nuk është fatal, por kushdo që kafshohet duhet të kërkojë ndihmë mjekësore.

Erling Haaland dhe Norëay janë gjithashtu të vendosura në Karolinën e Veriut dhe janë në gatishmëri për praninë e këtyre zvarranikëve. Në Kaliforni, futbollistët e kombëtares austriake e kanë të ndaluar të bëjnë xhiro me biçikletë në bazën e tyre në Santa Barbara për shkak të frikës nga gjarpërinjtë. Dhe ekipi zviceran, me bazë në San Diego, ka përcaktuar një pjesë të kampit të tyre si zonë të mbrojtur nga gjarpërinjtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!